ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Ekspertë estonezë trajnojnë shërbyesit civilë për e-Qeverisjen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 25
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Ekspertë estonezë trajnojnë shërbyesit civilë për e-Qeverisjen   Tue May 26, 2009 8:45 pm

Ministria e Administratës Publike, në bashkëpunim me Akademinë për e-Qeverisje të Estonisë, ka organizuar trajnim treditor për shërbyesit civilë të institucioneve të Republikës së Kosovës, lidhur me qeverisjen elektronike, dhe shfrytëzimin e teknologjisë, planifikimin strategjik dhe motivimin e njerëzve drejt realizmit të qeverisjes moderne.

Mistri i MAP-së, Arsim Bajrami, duke e theksuar historinë e përafërt të dy shteteve, të Kosovës dhe të Estonisë, tha se Kosova po ndjek shembullin e Estonisë, si lidere në qeverisjen elektronike.

“Transformimi i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Ministri të Administratës Publike, ka vërtetuar devotshmërinë e Qeverisë për të reformuar administratën, për ta bërë më moderne dhe më efikase, si dhe për ta vënë atë në tërësi në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

Koncepti modern për administratën - sipas Bajramit - ka qenë bazë e partneritetit të krijuar me Qeverinë estoneze, por edhe me vende te tjera që janë model, duke e forcuar bashkëpunimin në vazhdimësi përmes trajnimeve, vizitave studimore dhe këmbimit të ndërsjellë të përvojave.

“Qeverisja elektronike gradualisht po behet realitet. Kemi hartuar tashmë Strategjinë, kemi filluar të kemi produktet e para elektronike, kemi krijuar e-Portalin qeveritar, përmes të cilit qeveria dhe puna e saj janë më afër qytetarëve”, ka thënë me këtë rast ministri Bajrami.

Ekspertët estonezë, që do të ligjërojnë në këtë trajnim janë: Arvo Ott, drejtor i Akademisë për e-Qeverisje, Hannes Astok, deputet i Parlamentit estonez, Annika Uudelepp, drejtoreshë për Programet Qeveritare dhe të Shoqërisë Civile dhe Katrin Nyman-Metcalf, profesoreshë e Drejtësisë nga Universiteti i Teknologjisë në Talin.

Në hapje të këtij trajnimi Hanes Astok, e ka quajtur mahnitës progresin që ka bërë Kosova për pak më shumë se një vit të të qenit të pavarur. Ai theksoi se shtetet e vogla, siç janë Estonia dhe Kosova, kanë shumë sfida në realizimin synimeve, por edhe e kanë përparësinë e të qenit më fleksibile, pa burokraci të madhe dhe në këtë mënyrë të realizojnë më shpejt aspiratat e tyre.

“Estonia do mbështesë Kosovën, në hapat e saj entuziast”, është shprehur Astok.

Ky trajnim, i cili do të zgjas nga 26-28 maj 2009, po mbahet në Institutin e Kosovës për Administratë Publike, i cili funksionon në kuadër të MAP-së dhe në marrin pjesë shërbyes civilë nga te gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Ekspertë estonezë trajnojnë shërbyesit civilë për e-Qeverisjen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: