ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Veriu do të integrohet, por jo shpejt

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 25
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Veriu do të integrohet, por jo shpejt   Tue May 26, 2009 8:46 pm

Çelës për integrimin e veriut të Kosovës është ndryshimi i perceptimit të njerëzve që jetojnë atje, ka vlerësuar në një intervistë për Radio Kosovën, eksperti i njohur për raportet trans-atlantike në Korporatën Amerikane për Kërkime dhe Zhvillim (RAND corporation), Christopher Chivvis.

Sipas Chivvis janë tri gjëra që duhet të ndodhin në mënyrë që veriu të integrohet. “E para: Serbia, apo një pjesë e Serbisë të kuptojë se ndarja e tanishme nuk është e qëndrueshme. Kjo normalisht nuk varet nga Kosova dhe duhet të ndodhë bazuar në ndryshimet e brendshme në Serbi. E dyta: EULEX-i duhet të vazhdojë të punojë për vendosjen e sundimit të ligjit në veri. E treta: ose më e rëndësishmja, do të thosha, është ndryshimi i perceptimit dhe vetëdijes”.

Kjo është fushë ku - sipas ekspertit amerikan - Qeveria e Kosovës mund të ketë ndikim. “Është esenciale për integrimin e kësaj pjesë që njerëzit atje të besojnë vërtetë se mund të kenë jetë të sigurt dhe prosperuese si qytetarë të Kosovës. Çfarëdo që mund të bëhet nga Qeveria e Kosovë edhe duhet të bëhet. Normalisht procesi do të marrë kohë. Pra, realisht nuk ka zgjidhje të shpejtë edhe pse ka shumë gjasa që veriu do të bëhet pjesë e Kosovës, ashtu si edhe të gjitha pjesët tjera”, ka thënë ai.

Sipas Chivvis, mosnjohja e Kosovës nga disa vende të BE-së paraqet problem për vetë Unionin, por nuk do të ndikojë në procesin e integrimit të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Veriu do të integrohet, por jo shpejt
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: