ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Hyseni kërkon njohjen e Kosovës nga Liga Arabe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 25
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Hyseni kërkon njohjen e Kosovës nga Liga Arabe   Sat May 30, 2009 12:03 pm

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka takuar të premten në në mjediset e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Neë York, sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Amr Moussa.



Në këtë takim - që nga Ministria e Jashtme e Kosovës është cilësuar si i përzemërt dhe përmbajtjesor - Hyseni e ka njoftuar sekretarin Moussa se “”Kosova ka arritur shumë në planin e shtet-ndërtimit dhe se ajo është kthyer në faktor të fuqishëm stabiliteti në rajon”.

Ai i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe vendosjen e kanaleve të rregullta të komunikimit dhe kërkoi mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga vetë Organizata, Liga e Shteteve Arabe, si dhe shtetet anëtare të Ligës.

Sekretari Moussa ndërkaq, siç theksohet në komunikatë, mirëpriti kërkesën e ministrit Hyseni që të vendoset një komunikim i rregullt.

Hyseni i kërkoi sekretarit Moussa që Kosovës t’i mundësohet prania në ngjarje që organizohen nga Liga Arabe me qëllim të përçimit të mesazhit nga Kosova përmes përfaqësuesve legjitimë të saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Hyseni kërkon njohjen e Kosovës nga Liga Arabe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: