ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Topi: Të ruhet maturia politike në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 25
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Topi: Të ruhet maturia politike në Kosovë   Sat May 30, 2009 12:03 pm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bamir Topi priti të premten në takim ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.



Gjatë bisedës, Topi vlerësoi faktin se klasa politike kosovare dhe qytetarët kosovarë, që prej shpalljes të pavarësisë, kanë dëshmuar vazhdimisht maturi, përgjegjshmëri të lartë dhe ndërgjegjësim maksimal për sfidat më thelbësore për konsolidimin e shtetit dhe të institucioneve demokratike, jo vetëm në aspektin politik e ekonomik, por dhe në atë të sigurisë, duke ruajtur integritetin politik, social e territorial të shtetit më të ri në Ballkan.

Presidenti Topi, duke vlerësuar punën e të gjitha instancave të forcave të sigurisë së Kosovës, theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së maturisë politike dhe të respektimit të të drejtave të të gjithave pakicave, duke besuar në këtë mënyrë në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës, thuhet në një komunikatë të Presidencës shqiptare.

Në vijim, presidenti Topi dhe ministri Mujota, u ndalën në trajtimin e disa aspekteve të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, konkretizimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe projekteve të përbashkëta në fushën e sigurisë.

Duke nënvizuar se rruga Durrës-Kukës-Morinë do të jetë një arterie kyçe në ecurinë e mëtejshme dhe të suksesshme të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, bashkëbiseduesit e vunë theksin se edhe në këtë rast, duhet të rritet vigjilenca dhe angazhimi maksimal i të dy vendeve në drejtim të rritjes së sigurisë, luftës ndaj kontrabandës, krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Topi: Të ruhet maturia politike në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: