ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Kosova U-20 në gjysmëfinale të Monthey 2009

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 23
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Kosova U-20 në gjysmëfinale të Monthey 2009   Sat May 30, 2009 1:25 pm

Përfaqësuesja e Kosovës, grupmosha 20-vjeçe ka shënuar fitore në ndeshjen e të premtes kundër skuadrës zvicerane, Sion, me rezultat prej 3-2, në kuadër të turneut ndërkombëtar "Monthey 2009", që po mbahet në Zvicër. Kjo është fitorja e parë për kosovarët në këtë turne, por që ka mjaftuar për t'u kualifikuar në gjysmëfinale.



Në dy ndeshjet e para në grup, djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi kanë realizuar një barazim (ndaj Brondbit 1:1) dhe një humbje (ndaj Flamengos 0:2).

Skuadra e Sionit kaloi e para në epërsi, me golin e Pereirës, në minutën e dytë. Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë rezultatin e barazoi Argjend Mustafa.

Kosovën e solli në epërsi Besnik Krasniqi, në minutën e 16-të, me golin e shënuar nga penalltia, pasi më parë brenda zonës u ndalua në mënyrë të palejueshme Genc Sermaxhaj. Ky i fundit përveç që fitoi penalltinë, në minutën e 20-të gjeti edhe rrugën e golit, duke e shtuar epërsinë në 3-1.

Ndërkohë deri në fund të ndeshjes zviceranët nuk arritën më shumë se sa ta ngushtojnë epërsinë në 3-2, me golin e dytë të shënuar nga Pereira, në minutën e 50-të.

Kosova U-20 e ka mbyllur fazën e grupeve në pozitën e dytë, me katër pikë, tri më pak se skuadra braziliane, Flamengo, ndërkohë që ka lënë pas vetës Sionin dhe Brondbin.

Vizën për finale kosovarët do ta kërkojnë në takim me skuadrën kroate, Hajduk nga Spliti. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën, në ora 17:30.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Kosova U-20 në gjysmëfinale të Monthey 2009
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: