ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Chelsea fiton Kupën FA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 24
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Chelsea fiton Kupën FA   Sat May 30, 2009 6:02 pm

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore përballë Evertonit për ta fituar trofeun e FA Cup.

Ndeshja finale e Kupës FA e zhvilluar të shtunën në Wembley Stadium, ndërmjet Chelseat dhe Evertonit, ka përfunduar me fitoren e Bluve me rezultat prej 2-1.

Kaluan vetëm 30 sekonda nga fillimi ndeshjes dhe ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Louis Saha, e kaloi Evertonin në epërsi duke shokuar tifozët që në minutën e parë të takimit.

Mirëpo, Blutë u kthyen në lojë në minutën e 21-të, kur pas një krosimi të Maloudas, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, e mposhti portierin Howard për ta baraspeshuar rezultatin.

Golin e fitores për Chelsean e shënoi simboli i klubit, Frank Lampard, i cili shmangu Phil Nevillen, dhe nga një distancë prej 18 metrash goditi me këmbën e majtë për të shënuar në skajin e portës së Evertonit (72’).

Është kjo një mbyllje pozitive e sezonit, sidomos për trajnerin Guus Hiddink, i cili do të largohet nga Blutë me një trofe të fituar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Chelsea fiton Kupën FA
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: