ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Atletico Madrid siguron pozitën e katërt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 23
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Atletico Madrid siguron pozitën e katërt   Sun May 31, 2009 1:57 pm

Diego Forlan ka shënuar edhe golin e tij të 32-të këtë sezon në La Liga, për të ndihmuar Atletico Madridin të shënojë fitore 3-0 në fushë të vet ndaj Almerias, duke siguruar kështu edhe pozitën e katërt që dërgon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.



Ekipi i trajnerit Abel Resino kishte nevojë për një pikë për të siguruar pozitën e katërt ndaj Villarrealit, që po ashtu shënoi fitore 3-2 në fushë të Real Mallorca.

Goli i Forlan iu shtua dy golave të shënuar më herët nga Sergio Aguero (19') dhe Raul Garcia (27'). Uruguajasi, me golin e sotëm shpallet sulmuesi më i mirë në Evropë dhe siguron për të dytën herë Kupucën e Artë Evropiane.

Villarreali dhe Valencia do të mbajnë pozitat pesë dhe gjashtë dhe do të garojnë në Kupën UEFA në sezonin e ardhshëm.

Vlen të përmendet se David Villa shënoi të dy golat e fitores së fundit të Valencias ndaj Atletic Bilbao, që ishin goli i 27-të dhe 28-të i sezonit për të. Sulmuesi spanjoll megjithatë mbetet i treti në listën e golashënuesve më të mirë në Spanjë, prapa Forlan (32) dhe Eto'o (30).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Atletico Madrid siguron pozitën e katërt
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: