Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Ancelotti konfirmon largimin, Leonardo trajner i Milanit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Ancelotti konfirmon largimin, Leonardo trajner i Milanit Empty
MesazhTitulli: Ancelotti konfirmon largimin, Leonardo trajner i Milanit   Ancelotti konfirmon largimin, Leonardo trajner i Milanit EmptySun May 31, 2009 8:34 pm

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, më në fund ka konfirmuar se do të largohet nga Milani këtë verë, pasi ka arritur marrëveshje për shfuqizimin e kontratës me Rossonerët një vit më herët.

Ancelotti konfirmon largimin, Leonardo trajner i Milanit F.0531181401636_m

“Unë kam një marrëveshje me skuadrën dhe kemi vendosur që ta shfuqizojmë kontratën, dhe kështu koha ime te Milani përfundon një vit më herët (para vitit 2010)”.

“Po e përfundoj qëndrimin tim i gëzuar sepse e arritëm objektivin tonë dhe dëshiroj ta falënderoj skuadrën dhe të gjithë lojtarët, po ashtu edhe presidentin, të gjithë stafin dhe tifozët”.

“Mendoj që koha ime e qëndrimit ka përfunduar në mënyrën më të mirë dhe është mirë për të dyja palët. Këto tetë vite kanë qenë një aventurë e mirë për mua”, ka thënë Ancelotti për “Sky Sport Italia”, duke shtuar se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë skuadër duke e përfshirë edhe Chelsean.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë për “Rai” se zëvendësuesi i Ancelottit do të jetë Leonardo.

“Është e vërtetë, Leonardo do të jetë trajner i Milanit sezonin e ardhshëm. Ai do t’i prezantohet shtypit të hënën”, ka thënë Galliani për “Raidue Stadio Sprint” dhe pastaj ka lëvduar punën dhe miqësinë e gjatë me Ancelottin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Ancelotti konfirmon largimin, Leonardo trajner i Milanit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nedved konfirmon largimin
» Reali konfirmon interesimin për Riberyn
» Leonardo: Ancelotti më motivoi ta pranoj punën
» Fabregas drejt Milanit
» Leonardo kërkon Essienin dhe Adebayorin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: