ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Thaçi inkurajon kthimin e serbëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
DjMana
Super Moderator
Super Moderator
avatar

Aries Numri i postimeve : 211
Pikët : 525
Join date : 19/05/2009
Age : 25
Location : tHeRaNdA

MesazhTitulli: Thaçi inkurajon kthimin e serbëve   Wed Jun 03, 2009 7:38 pm

Thaçi inkurajon kthimin e serbëve


Qeveria është shprehur e vendosur se do t’i eliminojë të gjitha
pengesat që i dalin përpara procesit të kthimit. Kryeministri i
Kosovës, Hashim Thaçi, e dha këtë premtim gjatë drekës që hëngri të
martën me familjen serbe Spasiq, shtëpia e së cilës ngriti themelet në
një fshat afër Obiliqit.
Në Kosovë është më mirë se në
Serbi. Është kjo deklaratë e Radojka Spasiq. Ajo për vite me radhë, së
bashku me anëtarët tjerë të familjes, ka qenë e zhvendosur në Vërnjaçka
Banjë të Serbisë.

Do të duhet të paktën një muaj që shtëpia të përfundojë. Kryeministri
Hashim Thaçi, pasi ka ngrënë drekë me familjarët serbë, ka premtuar se
Qeveria që ai drejton, do të mundësojë kthimin për secilin serb që
dëshiron të jetojë në Kosovë.

“Familja Spasiq është një familje që u kthye për të jetuar në Kosovën e
re, është shembulli më i mirë i jetës në Kosovën e këtij viti. Është
familje e kthyer për të jetuar në Kosovën e re, me shtëpi të re, që
sapo ka filluar, me investimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat nuk do
të ndalen, por do të rriten. Kosova është vend i të gjithëve”, tha
Thaçi.

Janë dhjetëra mijëra serbë të zhvendosur, që kanë lënë shtëpitë pas
përfundimit të luftës. Ministria e Kthimit thotë se deri më tani janë
kthyer 18 mijë persona. Këtë vit pritet kthimi i qindra familjeve
serbe.

“Ajo që më bën të lumtur, është se shumë njerëz duan të kthehen dhe po
lajmërohen në Ministrinë e Kthimit. Do t’u ndihmojmë në maksimum.
Presim që të kthehen disa qindra familje këtë vit. Por, kurrë nuk
dihet. Aktualisht, në proces të kthimit janë 45 familje”, tha ministri
i Kthimit, Sasha Rashiq.

Sidoqoftë, kjo ministri thekson se për një kthim të qëndrueshëm duhen
fonde të mjaftueshme, të cilat aktualisht Qeveria nuk mund t’i
sigurojë. Ministrisë së Kthimit, që është përgjegjëse për kthim, këtë
vit i janë ndarë vetëm 7. 5 milionë euro./DjMana/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Thaçi inkurajon kthimin e serbëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: