ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Kina kritikon komentet e sekretares Clinton

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 24
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Kina kritikon komentet e sekretares Clinton   Fri Jun 05, 2009 9:10 pm

Kina thotë se deklaratat e SHBA-së lidhur me masakrën e Tienanmenit 20 vjet më parë janë akuza të pabaza dhe një ndërhyrje e rëndë në punën e brendshme të Kinës.



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i bëri thirrje Kinës që të mbajë përgjegjësi për ata që janë vrarë, ndaluar apo që u zhdukën pas shtypjes së protestave.

Këto komente vijnë në 20 vjetorin e vrasjeve në sheshin Tiananmen.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Qin Gang ishte shumë i qartë. Ai tha se Kina shprehte një pakënaqësi të madhe dhe një kundërshtim të palëkundur ndaj komenteve të sekretares amerikane.

Duke folur gjatë një konference të rregullt për shtyp, Qin tha se akuzat e pabaza ishin në kundërshtim me normat e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ai tha se vërejtjet mund të kishin pasoja, duke penuar marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

Komentet e forta të sekretares Clinton vijnë në përvjetorin e 20 të masakrës së Tienanmenit, që erdhi pas disa javësh protesta. Qindra vetë besohet të kenë vdekur gjatë shtypjes së protestave.

Sekretarja amerikane e Shtetit tha se Kina duhet të hetonte ngjarje të errëta të historisë së saj dhe të mbante përgjegjësi për atë që ndodhi në 1989.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Kina kritikon komentet e sekretares Clinton
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: