ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Një i ri humb jetën, katër lëndohen rëndë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 24
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Një i ri humb jetën, katër lëndohen rëndë   Sun Jun 07, 2009 12:51 pm

M. Peci, 26-vjeçar, nga Mitrovica ka humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë janë lënduar rëndë, në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.



Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë - Prishtinë, përkatësisht në fshatin Maxhunaj, të Vushtrrisë, ndërsa ishin të përfshira dy automjete civile, ‘Renault Twingo’ me dy persona në veturë dhe një ‘BMW’ me tre persona në veturë”.

Aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar si pasojë e pakujdesisë së ngasësit të automjetit “Renault”, i cili nuk e përshtatur shpejtësinë. Veç pasagjerit në automjetin “Renault” i cili ka ndërruar jetë si rezultat i lëndimeve të marra në këtë aksident, lëndime të rënda trupore kanë marrë edhe katër persona të tjerë.

Besim Hoti, zyrtar për informim publik i policisë në Mitrovicë, ka bërë të ditur se viktima e këtij aksidenti, M. Peci është dërguar në qendrën emergjente në Vushtrri, pa shenja jete ndërsa katër personat e tjerë (30, 59, 54 dhe 5-vjeçar), pas ndihmës së parë të dhënë në qendrën emergjente në Vushtrri, janë transportuar urgjentisht në QKUK Prishtinë, për trajtim të lëndimeve të pranuara në këtë aksident.

Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, i cili është informuar lidhur me rastin, ka dalë në vend të ngjarjes. Ai ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës t’u dorëzohet familjarëve të tij ndërsa hetimet e detajuara të këtij aksidenti të udhëhiqen nga hetuesit e trafikut rrugor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Një i ri humb jetën, katër lëndohen rëndë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: