Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Barca do të transferojë tre ose katër lojtarë të rinj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Barca do të transferojë tre ose katër lojtarë të rinj Empty
MesazhTitulli: Barca do të transferojë tre ose katër lojtarë të rinj   Barca do të transferojë tre ose katër lojtarë të rinj EmptySun Jun 07, 2009 2:18 pm

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se skuadra e tij do të blejë disa lojtarë në këtë afat kalimtar, ndërkohë ai ka theksuar se javën e ardhshme do të takohet me agjentin e Samuel Eto'o-s për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit kamerunas.

Barca do të transferojë tre ose katër lojtarë të rinj F.0607125355583_m

“Do të nënshkruajmë me tre ose katër lojtarë të rinj të nivelit të lartë për t’i plotësuar pozitat për të cilat stafi trajnues mendon se ka nevojë për përforcime”.

“Ne e dimë se lojtarët dëshirojnë të vijnë te Barcelona, pasi që projekti ynë është solid. Ne dëshirojmë të transferojmë lojtarë për një çmim të arsyeshëm, pasi në këtë kohë të krizës ekonomike dëshirojmë të japim një shembull të mirë”, ka thënë Laporta për “Sport”.

Më tutje, Laporta ka folur për sulmuesin Eto’o, duke mos detajizuar largimin apo qëndrimin e tij, por ka lënë të hapur çdo mundësi, mirëpo parimisht Laporta dëshiron të dëgjojë çfarë kërkon kamerunasi.

“Ne dëshirojmë t’i dimë planet e Eto’-s. Ne dëshirojmë ta trajtojmë mirë lojtarin i cili na ka dhënë gjithçka, dhe kur e them këtë nuk mendoj vetëm për golat, por edhe për qëndrimin dhe karakterin tij”.

“Samu është një lojtar i shkëlqyer dhe për të ka shumë oferta. Kemi caktuar takime me agjentin e tij për javën e ardhshme ku të dyja palët do t’i tregojnë qëndrimet e tyre”, ka shtuar presidenti i Barcës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Barca do të transferojë tre ose katër lojtarë të rinj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Galata do ta transferojë Nistelrooyn?
» Atletico nuk do t’i shesë lojtarë Barcës
» Rooney:Barca Dhe Spanja jan me te miret
» Barca 20 Milion per Cole
» Alves e dëshiron Robinhon te Barca

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: