ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 F1: Button fiton edhe në Turqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 23
Location : n'Pc

MesazhTitulli: F1: Button fiton edhe në Turqi   Sun Jun 07, 2009 6:06 pm

Ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, ka shënuar edhe fitoren e gjashtë këtë sezon, duke përfunduar i pari në garën për Çmimin e Madh të Turqisë.



Anglezi u nis nga pozita e dytë, por shumë shpejt morri kreun ndaj Sebastian Vettel (Red Bull), i cili edhe pse u nis nga pol-pozicioni, arriti në cak i treti. I dyti garën e ka përfunduar ngasës tjetër i Red Bull, Mark Webber.

Jarno Trulli (Toyota), Nico Rosberg (Williams), Felipe Massa (Ferrari), Robert Kubica (BMW) dhe Timo Glock (Toyota) po ashtu kanë përfunduar në pozitat që sjellin pikë.

Kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, i cili u nis nga pozita e 16-të, ka përfunduar garën në vendin e 13-të.

Me fitoren e sotme Button forcon kreun me 61 pikë, 26 më shumë se shoku i tij i skuadrës, Rubens Barrichello, i cili u dorëzua nga fundi i garës (35 pikë).

Prapa dy pozitave të para të pushuara nga ngasësit e Brawn GP, në dy pozitat e radhës qëndrojnë ata të Red Bull, Sebastian Vettel me 29 pikë dhe Mark Webber me 27.5 pikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
F1: Button fiton edhe në Turqi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: