Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Ekstra zgjedhje për serbët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Ekstra zgjedhje për serbët Empty
MesazhTitulli: Ekstra zgjedhje për serbët   Ekstra zgjedhje për serbët EmptySun Jun 07, 2009 6:11 pm

Nëse serbët e Kosovës nuk i përgjigjen në masë të nevojshme thirrjes për të dalë para kutive të votimit në zgjedhjet e sivjetme komunale të Kosovës, ky nuk duket se do të përbëjë rastin e fundit për ta.

Ekstra zgjedhje për serbët F.0607160659662_m

Institucionet në Prishtinë kanë ndërmend që ta zgjerojnë gatishmërinë për fleksibilitet, duke u ofruar atyre raste tjera, transmeton e përditshmja Express.

Në kulmin e dyshimeve të opinionit në Kosovë se zgjedhjet mund të shtyhen për vitin e ardhshëm për shkak të mundësisë që ato të bojkotohen nga serbët vendorë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Në një bisedë për Express, Ferati që udhëheq procesin e decentralizimit, shprehet në favor të lënies hapur të derës për serbët që të dalin në zgjedhje atëherë kur ata do të binden për të qenë bashkëpunues me institucionet e Prishtinës.

“Komunat e reja nuk implementohen pa zgjedhje. Unë jam ithtar i asaj që ne të vazhdojmë aty ku ka mundësi që të implementohen komunat e reja, ndërsa lokaliteteve tjera t’u japim kohë për një herë tjetër”, ka thënë Ferati, duke shpjeguar se Ligji për Qeverisjen Lokale dhe Ligji për Kufijtë Administrativë ka paraparë që të bëhen zgjedhje edhe në pesë komunat e reja.

Këto pesë komuna, bashkë me tri tjerat që ishin themeluar më herët (Hani i Elezit, Juniku dhe Mamusha), e çojnë në 38 numrin e komunave në të cilat do të zgjidhen organet drejtuese në zgjedhjet e ardhshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Ekstra zgjedhje për serbët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekstra zgjedhje për serbët
» LDK nuk ka datë për zgjedhje
» LDK nuk ka datë për zgjedhje
» OSBE s'ka përcaktuar ende rolin në zgjedhje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: