ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Disa drejtime në fakultete rrezikojnë të mbyllen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 24
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Disa drejtime në fakultete rrezikojnë të mbyllen   Mon Jun 08, 2009 1:13 pm

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se në muajin korrik do të qartësohet se cilat universitete private do të licencohen. Në një intervistë për të përditshmen “Epoka e Re”, Hoxhaj ka thënë se në këtë proces janë të angazhuar 100 ekspertë perëndimorë...



Njëkohësisht, ministri Hoxhaj ka paralajmëruar se disa programe (drejtime) të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës dhe të universiteteve private mund të mbyllen për shkak të mungesës së kuadrit të nevojshëm dhe disa mangësive të tjera.

“Nuk përjashtohet mundësia që disa programe, qoftë në sektorin publik apo në atë privat, për shkak të mungesës së stafit, mungesës së karakterit të punës kërkimoro-shkencore, në veçanti të një vizioni të mirëfilltë akademik, të ballafaqohen me vendim negativ”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, ai ka thënë se, pas rezultatit të testit të maturës, do të bisedojë edhe me drejtues të IP-së dhe të universiteteve private, për ta përcaktuar kuotën e rritjes së studimeve për vitin 2009/2010.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Disa drejtime në fakultete rrezikojnë të mbyllen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: