ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 AI: Beogradi dhe Prishtina të ndriçojnë fatin e të zhdukurve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 25
Location : n'Pc

MesazhTitulli: AI: Beogradi dhe Prishtina të ndriçojnë fatin e të zhdukurve   Mon Jun 08, 2009 1:15 pm

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, u ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi dhe në Kosovë, për të bashkëpunuar në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999.



Në një raport të kësaj organizate me rastin e dhjetë vjetorit të përfundimit të luftës, theksohet dështimi i vazhdueshëm i autoriteteve në Serbi dhe Kosovë për të hetuar zhdukjet dhe rrëmbimet me forcë dhe për të sjellë autorët e krimeve para drejtësisë.

“Një dekadë pas përfundimit të luftës, rreth 1.900 familje nga Kosova dhe Serbia ende nuk dinë për fatin ose vendndodhjen e të afërmve të tyre të zhdukur. Gjatë dhjetë viteve të fundit ka pasur një dështim të vazhdueshëm të autoriteteve në Serbi dhe në Kosovë për t'u marrë me trashëgiminë e krimeve të luftës", citohet të ketë thënë Sian Jones, ekspert për Ballkanin në Amnesty International.

"Dështimi për fillim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm të hetimeve qoftë në Serbi apo në Kosovë ka krijuar një kulturë të mosndëshkimit dhe dështim për të ofruar drejtësi për të afërmit e shqiptarëve etnikë të zhdukur nga forcat serbe dhe të afërmit e serbëve të rrëmbyer nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, citohet të ketë thënë zoti Jones.

Në raport thuhet se më shumë se 3 mijë shqiptarë etnikë ishin viktima të zhdukjeve të dhunshme nga ana e policisë serbe dhe forcave ushtarake e paraushtarake. Rreth 800 serbë, romë dhe pjesëtarë të pakicave të tjera gjithashtu u rrëmbyen, siç thuhet nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica pas përfundimit të konfliktit të armatosur në qershor të vitit 1999, nën sytë e forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja.

Në raportin me titull "Varrosja e së kaluarës - mosndëshkimi për zhdukjet dhe rrëmbimet me forcë në Kosovë", Amnesty International shpreh besimin se ka pengesa serioze për t'i dhënë fund mosndëshkimit. Në mungesë të një programi të mirëfilltë të mbrojtjes së dëshmitarëve, shumë njerëz mëdyshen të bashkëpunojnë me hetuesit për të ofruar prova që do të çonin në ndjekjet penale.
Në Serbi, për shembull hetimet mbi akuzat se në maj të vitit 1999 trupa të shqiptarëve janë djegur në shkritoren e kompleksit të aluminit në Maçkatica, janë braktisur sepse dëshmitarët janë frikësuar nga policia lokale dhe ajo shtetërore. Djegiet thuhet se ishin pjesë e operacionit në shkallë të gjerë gjatë të cilit më shumë se 900 trupa të shqiptarëve etnikë janë transferuar dhe varrosur në varreza masive në Serbi gjatë muajve prill e maj të vitit 1999.

Në Kosovë, ka pasur disa raste të ndjekjes së shqiptarëve etnikë përgjegjës për rrëmbimin e serbëve, thuhet në raport. Hetuesit e UNMIK-ut dështuan të të zhvillojnë një hetim të shpejtë, të plotë e të paanshëm mbi akuzat e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës për krime lufte, Karla Del Ponte sipas së cilës rreth 300 serbë ishin rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare në vitin 1999, dhe ishin dërguar në fshatin Burrel në Shqipëri, thuhet në raport.

"Edhe në Serbi por edhe në Kosovë ka të tillë që do të preferonin që të zhdukurit dhe të rrëmbyerit të mbeten të varrosur në të kaluarën. Amnesty International beson se Kosova dhe Serbia duhet të adresojnë trashëgiminë e konfliktit të armatosur që mund të ndodhë vetëm me zbulimin e plotë të vendndodhjes së varrezave masive, duke i dhënë fund ndërhyrjes politike në hetimet e menjëhershme, të pavarura, të paanshme dhe efektive të krimeve të luftës", ka deklaruar eksperti i kësaj organizate Sian Jones.

Autoritetet në Kosovë dhe organizatat për të drejtat e njeriut thonë se çështja e të zhdukurve, është politizuar nga qeveria në Beograd, ndërsa zyrtarët e këtij të fundit thonë se është Kosovë ajo që nuk po bënë sa duhet për të zgjidhur këtë çështje.

Dhjetë vjet pas përfundimit të luftës, mbetet i paqartë fati i 1907 personave të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë të Kosovës. Beogradi dhe Prishtina që nga viti 2004 kanë zhvilluar një seri takimesh për këtë çështje, por rezultatet janë ende të pakta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
AI: Beogradi dhe Prishtina të ndriçojnë fatin e të zhdukurve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: