ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Kushtetuta e Kosovës, probleme në zbatim në zonat me shumicë serbe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 25
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Kushtetuta e Kosovës, probleme në zbatim në zonat me shumicë serbe   Mon Jun 08, 2009 1:15 pm

Më 15 qershor Kosova me një manifestim solemn do të festojë një vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Megjithatë akti më i lartë juridik ë vendit vazhdon të mos gjejë zbatim në një pjesë te territorit të Kosovës, të banuar me serbe, në veri dhe në enklave ku veprojnë strukturat paralele serbe.



Në Graçanicë, 10 km larg kryeqytetit, janë vendosur strukturat paralele serbe, të financuara nga Beogradi. Serbët vazhdojnë të mos njohin institucionet e Kosovës, ndërsa përdoret vetëm vula e Qeverisë serbe.

Opozita për këtë gjendje, një pjesë të fajit ja hedh qeverisë së Kosovës. “Për fat të keq Kushtetuta e Kosovës nuk funksionon në një pjesë të madhe të territorit, dhe kjo është neglizhencë edhe e institucioneve të Kosovës por po ashtu edhe nxitje e nga ana e Beogradit për pakicën serbe që të mos i përgjigjet institucioneve” thotë Ahmet Isufi nga AAK.

“Funksionimit dhe fuqizimit të strukturave paralele të një pjese të territorit të Kosovës, dëshmon më së miri pa aftësinë dhe mungesën e vullnetit politik të institucioneve të Kosovës që këtë çështje ta trajtojnë seriozisht”, shprehet Lulëzim Zeneli nga LDD.

Ndërsa koalicioni qeverisës fajin ia hedh Beogradit. “Unë nuk do të thosha që ka ndonjë pushtet që rrezikon aktualisht integritetin e Kosovës dhe kushtetutshmërinë e veprimit në Kosovë dhe zbatimit të ligjit, ka mospajtueshmëri, ka veprime të paligjshme të grupeve të caktuara”, thotë Xhavit Haliti i PDK.

Pjesa më e madhe e serbëve në Kosovë vazhdojnë të kundërshtojnë realitetin e krijuar në vend, pas shpalljes së pavarësisë. Shumica e tyre marrin paga dhe pensione nga Beogradi dhe punojnë për struktura komunale, të cilat janë shpallur ilegale nga institucionet e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Kushtetuta e Kosovës, probleme në zbatim në zonat me shumicë serbe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: