Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Berisha: Do krijojmë vende të reja pune

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Berisha: Do krijojmë vende të reja pune Empty
MesazhTitulli: Berisha: Do krijojmë vende të reja pune   Berisha: Do krijojmë vende të reja pune EmptyMon Jun 08, 2009 1:18 pm

Kompletimi i infrastrukturës rrugore dhe rritja e punësimit, kanë qenë premtimet që lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë në qytetin e Fushë Krujës. Ai ka deklaruar se gjatë mandatit të dytë qeveria do të asfaltojë të gjitha rrugët e kësaj zone dhe do të krijojë vende të reja pune.

Berisha: Do krijojmë vende të reja pune F.0608051524513_m

“Ju kam premtuar se qeveria do ta shndërrojë Fushë Krujën në një lagje të kryeqytetit të vendit. Sot, Fushë Kruja, jo vetëm qyteti, por edhe fshatrat e tij, i kanë të gjitha rrugët e asfaltuara. Gjatë katër vitet që vijnë do të asfaltojmë të gjitha rrugët e Fushë Krujës dhe Shqipërisë”, theksoi kryeministri Berisha.

Më tej Berisha shtoi se “ne nxorëm nga varfëria 400 mijë shqiptarë, në katër vitet që vijnë nuk do të ketë qytetar në këtë vend, pavarësisht nga statusi i tij, që të mos marrë mbi dy dollarë në ditë për të dalë jashtë kufirit të varfërisë. Ne që punësuam gjatë katër viteve mbi 80 mijë qytetarë shqiptarë, katër vitet që vijnë do të punësojmë së paku 160 mijë shqiptarë”.

Lideri i Partisë Demokratike Berisha u ka bërë thirrje banorëve të Fushë Krujës, pavarësisht bindjeve politike të pajisjen me letërnjoftimet elektronike me qëllim që të votojnë më 28 qershor.

“Shqipëria evropiane fillon nga letërnjoftimet e elektronike dhe pasaportat biometrike. Ndaj ftoj ata që nuk i kanë marrë ende, t’i marrin. Ftoj të gjithë këshilltarët, kryetarët e komunave e të bashkive të Shqipërisë, pavarësisht nga përkatësia partiake, të bëjnë çdo përpjekje që qytetarët e bashkive dhe komunave të tyre të pajisen brenda javës me letërnjoftimet elektronike. Ftoj militantët e të gjitha partive politike të ndihmojnë mbështetësit dhe simpatizantët e tyre për të marrë letërnjoftimet elektronike”, tha Berisha

Gjatë fjalës së tij kryetari i PD-së Berisha, ka theksuar mikpritjen që banorët e Fushë Krujës i bën dy vite më parë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W. Bush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Berisha: Do krijojmë vende të reja pune
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha: Rezoluta e Konferencës Islamike, akt historik
» Valdano: Do të duhet shumë punë për transferimin e Ribery
» Beograd: Nuk ka marrëveshje të reja me EULEX-in
» Kërkohet përfshirja e ASHAK-ut në krijimin e strategjive të reja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: