ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Në shtator, FSK-ja me kapacitetet e para operacionale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 24
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Në shtator, FSK-ja me kapacitetet e para operacionale   Mon Jun 08, 2009 4:55 pm

Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota ka takuar të hënën admiralin Mark Fitzgerald komandant i Krahut Jugor të NATO-s, me të cilin ka biseduar për punën dhe progresin e bërë në MFSK.



Gjatë këtij takimi, siç thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie, me theks të posaçëm u vlerësua puna e suksesshme në procesin e trajnimit të pjesëtarëve të FSK-së.

Në takim edhe një herë u ritheksua, se në shtator të këtij viti FSK-ja do të ketë kapacitetet e para operacionale.

“Gjatë takimit kishte dakordim të dyanshëm se duhet të rriten kapacitetet mentoruese të NATO-s nëpër njësitë e FSK-së, si dhe u vlerësua stabiliteti i arritur në Kosovë në fushën e sigurisë dhe gatishmëria e treguar për bashkëpunim me shtete mike dhe shtetet e rajonit”, thuhet më tej në komunikatë.

Admirali Fizgerald - siç theksohet më tej - njoftoi ministrin Mujota, se në fund të javës do të ketë takim të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku pritet të vlerësohet pozitivisht situata në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Në shtator, FSK-ja me kapacitetet e para operacionale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: