ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Franca garanton mbështetjen për Kosovën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
avatar

Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 25
Location : n'Pc

MesazhTitulli: Franca garanton mbështetjen për Kosovën   Mon Jun 08, 2009 4:56 pm

Kryeministri Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Paris, është pritur të hënën në pallatin presidencial nga presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy. Gjatë këtij takimi, siç bëhet e ditur në një komunikatë të Kryeministrisë, Thaçi ka marrë garanci të fuqishme nga presidenti francez, për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.



Në takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Francës dhe Republikës së Kosovës, ndërsa presidenti francez ka ripohuar përkushtimin e Francës për ta mbështetur shtetin e ri të Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë konfirmimin nga presidenti Sarkozy, se shteti francez do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për shtetin e ri të Kosovës’, thuhet në komunikatë.

Franca është e angazhuar plotësisht përkrah Kosovës, për ta mbështetur në rrugën e konsolidimit demokratik dhe të prosperitetit, është thënë në takim.

Kryeministri Thaçi dhe presidenti Sarkozy kanë diskutuar edhe rreth përfshirjes së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Gjatë vizitës në Francë, kryeministri Thaçi do të zhvillojë një drekë pune edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Paris, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Franca garanton mbështetjen për Kosovën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: