Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Kërkohet përfshirja e ASHAK-ut në krijimin e strategjive të reja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Kërkohet përfshirja e ASHAK-ut në krijimin e strategjive të reja Empty
MesazhTitulli: Kërkohet përfshirja e ASHAK-ut në krijimin e strategjive të reja   Kërkohet përfshirja e ASHAK-ut në krijimin e strategjive të reja EmptyMon Jun 08, 2009 4:56 pm

Ministri i Administratës Publike, Arsim Bajrami ka pritur të hënën në takim kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Besim Bokshin, me të cilin ka biseduar për objektin në ndërtim të ASHAK-ut, i cili tashmë ka arritur në fazën përfundimtare.


Kërkohet përfshirja e ASHAK-ut në krijimin e strategjive të reja F.0608155258547_m

Qeveria e Republikës së Kosovës, siç u shpreh ministri Bajrami me këtë rast, ka dëshmuar se është e interesuar të krijojë kushte të favorshme për punën e Akademisë së Shkencave.

Bajrami tha se ndërtesa e re e ASHAK-ut, e cila pritet të përfundojë në muajin tetor të këtij viti, do të jetë njëra nga ndërtesat më moderne në shtetet e Evropës Juglindore dhe do të krijojë hapësirën e nevojshme për punën e Akademisë, si promotore e zhvillimeve në shtetin e ri të Kosovës.

Gjithashtu, ai ka shprehur interesimin dhe kërkesën e Qeverisë së Kosovës, që kjo Akademi, të kyçet në krijimin e strategjive të reja për zhvillimin ekonomik dhe teknologjik, si dhe të jap kontributin e saj shkencor edhe në afirmimin ndërkombëtar të shtetit.

Bokshi, me këtë rast, falënderoi ministrin dhe Qeverinë për punën dhe interesimin e sinqertë, siç tha ai, për të krijuar kushtet dhe hapësirën e nevojshme për funksionimin e Akademisë së Shkencave.

“Kjo na hap rrugë për veprimtari më të frytshme e të gjithanshme të Akademisë”, tha Bokshi, i cili gjithashtu u shpreh i kënaqur me interesimin e Qeverisë që Akademia të kyçet në proceset e mëtutjeshme, për të dhënë kontributin e saj shkencor dhe intelektual.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Kërkohet përfshirja e ASHAK-ut në krijimin e strategjive të reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kërkohet pafajësi për Karaxhiçin
» Kërkohet pafajësi për Karaxhiçin
» Kërkohet dorëheqja e Brownit
» Beograd: Nuk ka marrëveshje të reja me EULEX-in
» Kërkohet mbyllja e kampeve rome në veri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: