BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 30 Location : n'Pc
| Titulli: Reali ofron Heinzen dhe Robbenin për Xabin Sat Jun 13, 2009 1:42 pm | |
| Real Madridi po vazhdon me punën për të ndërtuar “formacionin e ëndrrave”, ndërsa mesfushori i Liverpoolit, Xabi Alonso, është në listën e transferimeve të Florentino Perez.Tablodi britanik “The Sun” njofton se presidenti i Los Blancos ia ka ofruar Liverpoolit anësorin Arjen Robben për shkëmbim “kokë për kokë” me Xabin. Reali tashmë ka bërë një ofertë prej 18 milionë funtesh për spanjollin, mirëpo Liverpooli dëshiron 27 milionë. Holandezi Robben ka po ashtu vlerën prej 27 milionë funtesh dhe në këtë mënyrë një shkëmbim do të ishte më se i qëlluar për Perezin, i cili nuk dëshiron të shpenzojë shumë para (pasi tashmë ka shpenzuar 142 milionë funte për shërbimet e Kaka dhe Ronaldo). Megjithatë nëse edhe kjo orvatje dështon, atëherë Reali do ta ofrojë mbrojtësin Gabriel Heinze dhe 18 milionë funte, vetëm e vetëm që ta transferojë Xabin në Bernabeu. | |
|