ForumForum  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Higuain dhe para per Ibrahimovic

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatlum



Numri i postimeve : 24
Pikët : 75
Join date : 27/05/2009

MesazhTitulli: Higuain dhe para per Ibrahimovic   Sun Jun 14, 2009 11:07 pm


Real Madridi ia ka ofruar Interit sulmuesin Gonzalo Higuain dhe para për të fituar shërbimet e Zlatan Ibrahimovicit.
Javët e fundit është spekuluar për mundësinë e kalimit të Ibracadabrës te Barcelona në formë shkëmbimi me Samuel Eto'o-n, ndërsa Balugranët duhet t’i paguajnë para shtesë Interit.

Megjithatë, “Marca” shkruan se Reali ka kontaktuar me zikaltrit, ndërsa përgjigja e tyre ka qenë se nuk do ta shesin Ibran për më pak se shifra të cilën Mbretërit do të paguajnë për Cristiano Ronaldon (94 milionë euro).

Megjithatë, presidenti Florentino Perez dëshiron ta zbutë paksa shifrën e kërkuar nga Interi, ashtu që do ta ofrojë argjentinasin 21-vjeçar dhe një shumë të reduktuar parash.

Nëse Mbretërit arrijnë të sigurojnë edhe shërbimet e boshnjakut me pasaportë suedeze, atëherë Reali do ta ketë “sulmin e ëndrrave” me Kaka, Ronaldo dhe Ibrahimovic.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Higuain dhe para per Ibrahimovic
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: