Pamje nga xhirimet e "Get Low" "Get Low" është titulli i filmit në të cilin aktori shqiptar Blerim Destani debutoi në kinematografinë Amerikane.
Derisa xhirimet kanë mbaruar dhe aktori nga Tetova është duke
realizuar një tjetër projekt në Evrope, revista “Albaniac” ka publikuar
fotografitë ekskluzive nga vendi i xhirimit të filmit.
Në film Destani luan rolin e Gerit krahas emrave të njohur të Hollywoodit, si Bill Murray, Robert Duvall, Sissy Spacek etj.
Data e premierës së filmit “Get Low” ende nuk është caktuar, por
pritet që kah fundi i këtij viti ta shohim Blerim Destanin në të
njëjtin film me yjet amerikane