Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Linda, fshatarja qe fitoi Top Fest-in

Shko poshtë 
AutoriMesazh
DjMana
Super Moderator
Super Moderator
DjMana


Aries Numri i postimeve : 211
Pikët : 525
Join date : 19/05/2009
Age : 31
Location : tHeRaNdA

Linda, fshatarja qe fitoi Top Fest-in Empty
MesazhTitulli: Linda, fshatarja qe fitoi Top Fest-in   Linda, fshatarja qe fitoi Top Fest-in EmptySun May 24, 2009 5:55 pm

19.05.2009

Linda, fshatarja qe fitoi Top Fest-in Linda
Me duart që i dridheshin ishte gati të përqafonte këdo që i dilte
përpara. Në atë party-n të dielën në një nga baret e Tiranës ku u
mblodhën këngëtarët e “Top fest 6” pas spektaklit, Linda Halimi ndihej
e ekzaltuar.



Nuk ia kishte pritur mendja, që për
shumë arsye në kokën e saj t’ua hidhte të gjitha këngëtareve të tjera,
duke e fituar ajo Festivalin e Muzikës Moderne. E kishte menduar që do
ta kishte të vështirë sepse nuk ishte e njohur sa Gili, me reputacion
si Eliza Hoxha, e bukur si Jehoha Sopi, seksi si Nora Istrefi, Ingrid
Gjoni, Dafina Zeqiri, apo të ishte lodhur të humbte ca kile si Big
Mama. Por tani që kupën e bëri të vetën me këngën “Ëndërroja” i mbetet
të mos ëndërrojë shumë në muzikë.
Eshtë vetëm 20 vjeç dhe ka
vendosur që me 10 mijë Eurot e fituara të nxjerrë në treg albumin e saj
të parë, si dhe të heqë nga trupi plot 30 kg. Për të mbërritur në
shtëpinë e saj që ndodhet në Fshat të Ri në komunën e Vitisë në Gjilan
duhen të udhëtojë për orë të tëra. Por nuk do i ndiejë derisa ajo
kthehet me një sfidë të fituar ndaj më të bukurave:

Linda kur ke provuar për herë të parë me muzikën?
Unë
kam tentuar me “Ethet…” dhe pikërisht në ethet e parafundit, ku arrita
të mbërrija në finale duke urenditur e nënta. Gjithashtu që kjo është
hera e tretë që marr pjesë në Festivalin e Muzikës Moderne Në “Top Fest
4” mora çmimin “Best New Artist”.

Pas atij çmimi ke tentuar të merresh me muzikë në mënyrë të pavarur?
Gjatë
kësaj kohe jam munduar të merrem me muzikë pasi unë i krijoj vetë
këngët e mia. Kam pasur shumë dëshirë por realisht nuk kam pasur
mundësi.

Pse nuk ke pasur mundësi, çfarë të ka munguar?
Po
unë aktualisht jetoj në Fshat të Ri, Komuna e Vitisë në Gjilan.
Gjithashtu ndjek studimet në Ferizaj, si dhe punoj përkthyese e gjuhës
angleze në Kampin e Ushtrisë Amerikane në Gjilan. Domethënë jeta ime
është pak a shumë e kufizuar në atë zonë. Më duhet të lë gjithçka për
t’u marrë me muzikë.

Po thua që jeton në fshat, si mund të ndihet një këngëtare larg qytetit?

fakt unë jam një tip I qeshur, i çiltër dhe kjo më bën të mos mendoj
shumë për këtë. Një ditë e imja kalon në shoqërinë e ushtarëve
amerikanë për të cilët përkthej, dhe që më duan shumë. Po ashtu
angazhohem dhe me studime. Si dhe udhëtoj…

Kur ju pamë në
skenë nuk kishte si mos të binte në sy mbipesha jote. Nuk u përpoqe
fare të humbje kile para se të dilje në një skenë ku vajzat e bukura
dominojnë?

(Qesh) Po e di, dukem e shëndoshë si boksiere. Jam
1.62 cm e gjatë dhe peshoj 72 kg, e të them të drejtën nuk u përpoqa të
humbja kile për të dalë në skenë. Tani që fitova këtë çmim, po ju them
se me shumë ngulm do të humb 30 kg, do bëj të pamundurën për ta arritur
duke provuar të gjitha dietat e mundshme, palestër dhe fitness. Por një
djalë të ka pranuar kështu siç je, madje është fejuar me ty.

Kush është ai?
Ai
është kitarist, quhet Ilir Halili. Është 21 vjeç nga Peja dhe është
instrumentist për një bandë, që luan muzikë “metal”. Nuk ishte me mua
në këtë eveniment pasi është I angazhuar me një koncert atje. Jemi
njohur në Tiranëdhe u fejuam menjëherë.

Nuk është fejesë pak e shpejtë për ty, je vetëm 20 vjeç dhe sapo i ke hyrë karrierës muzikore?
Po
në fakt e di që jam fejuar pak shpejt, por kjo erdhi për faktin se
Iliri bëhej xheloz, dhe ndaj vendosëm ta shpallnim më herët fejesën.

Bashkë me çmimin keni fituar dhe 10 mijë Euro. Për çfarë do i shpenzoni paratë?
Paratë do i përdor për përfundimin e albumit tim te parë, me të cilin shpresoj të kem sukses në treg, dhe për “look-un” tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Linda, fshatarja qe fitoi Top Fest-in
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: