Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur pasi janë shtypur nga turma në festivalin e muzikës në Maroko gjatë të shtunës mbrëma. Festivali vjetor i muzikës Mawazine, që këtë vit përfshinte edhe yje si Alicia Keys dhe Kylie Minogue, ka përfunduar në qytetin Rabat ku ndodhi tragjedia.
Një publik prej më shumë se 70 mijë spektatorësh u mblodhën në stadiumin ku zhvillohej festivali, për të ndjekur nga afër këngëtarin maroken Abdelaziz Stati.
Por sigurimi ishte i pafuqishëm për të kontrolluar turmën e madhe, kur u thye gardhi rrethues, dhe pesë gra, katër meshkuj dhe dy fëmijë vdiqën në turmë.
Rreth 40 njerëz tjerë janë lënduar. Festivali Mawazine ka filluar të organizohet që nga viti 2001 dhe vazhdon të jetë një atraksion për yje të mëdha.