Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Anjeza dhe Moza pa të dashurit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 31
Location : n'Pc

Anjeza dhe Moza pa të dashurit Empty
MesazhTitulli: Anjeza dhe Moza pa të dashurit   Anjeza dhe Moza pa të dashurit EmptyTue May 26, 2009 7:19 pm

Të dyja kanë përjetuar një histori të shpejtë dashurie dhe vetëm kaq. Me futjen në shtëpi, Moza, vajza nga Kosova, ka publikuar lidhjen e saj me Polin, ish-banorin e "Big Brother 1". Ndërsa për Anjezën ka qenë ndryshe. Ajo, së bashku me Arjonin, krijuan një "dashuri televizive" që zgjati vetëm 2 javë. Por të dyja këto vajza i shohim në karaoket e Tiranës vetëm, pa të dashurit përkatës. Megjithëse lidhja Arjoni-Anjeza, u deklarua nga ata që ishte vetëm një ndjenjë e bukur që u jetua brenda shtëpisë dhe kaq.
Anjeza dhe Moza pa të dashurit F.0526142930108_m
Me daljen e saj nga "Big Brother"-i duket se diçka nuk ka shkuar mes dy të rinjve, në këtë mënyrë ata kanë vendosur t'i japin fund me sa më pak bujë, kësaj historie që jetoi vetëm pak ditë.

Moza për javë të tëra ka qëndruar nën ngacmimet e djemve të shtëpisë dhe asnjërit prej tyre nuk i ka lënë shkak për t'ju afruar më tepër seç duhet. Në një moment të caktuar ajo ka bërë publike dhe lidhjen me Polin, duke u treguar të gjithëve se ishte dikush që e priste jashtë, me të cilin sapo kishte filluar një histori dashurie.

Me daljen nga shtëpia, të dyja vajzat janë paraqitur në shoqërinë e njëra-tjetrës në karaoke, duke kënduar dhe dëfryer. Ndërsa nga ana tjetër, asnjëri prej djemve të shumëpërfolur nuk duket nën shoqërinë e tyre.

Për çiftin Anjeza-Arjoni, gjithçka është bërë e kuptueshme, që ata të dy nuk janë më bashkë, ndërsa Poli me Mozën... nuk e kanë pritur njëri-tjetrin ashtu siç mendohej. Për Mozën ishte hera e parë që deklaronte në publik një lidhje me një djalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Anjeza dhe Moza pa të dashurit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: