BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Stone nuk ka dëgjuar për Azerbajxhanin Thu May 28, 2009 8:55 pm | |
| Aktorja Sharon Stone, e cila vikendin e kaluar ka qenë në Turqi në hapjen e një pushimoreje luksoze në Antalya, i ka habitur të pranishmit me fjalimin e saj duke mos ditur ta shqiptojë emrin e Azerbajxhanit, pasi që aktorja nuk kishte dëgjuar kurë për këtë vend.Ylli i filmit “Basic Instinct” është paguar 1.5 milion dollarë për të qenë e pranishme në ceremoninë e hapjes së Mardan Palace në Antalya- pushimores më të shtrenjtë dhe më luksoze në Evropë. Mirëpo, përkundër çekut me shumë zero, Stone ka dështuar t’u lë përshtypje nikoqirëve turq, duke mos mundur ta prononcojë emrin e shtetit fqinj, Azerbajxhan. “Azerbajxhan? Çka është kjo? Nuk mund ta shqiptoj këtë!”, ka bërtitur aktorja para të pranishmëve gjatë fjalimit të saj. | |
|