Pink: Kam dashur të mbytem në oqean Pink vuan nga sëmundja e detit dhe një herë ka qenë aq e
sëmurë, sa është përpjekur ta mbysë veten duke kërcyer nga anija në mes
të oqeanit.Krijuesja e hitit “So What”, kishte shpresuar se
kapiteni do ta ndalonte anijen gjatë natës, por kur ai kishte refuzuar,
ajo kishte menduar të hidhet nga anija.
“Njëherë morra me qira një anije nëpër Mediteran. Por në fund u përpoqa
të kërceja dhe të mbys vetes, pasi nuk po merresha vesh me kapitenin.
Ideja ishte të shkonim në port çdo mbrëmje, ashtu që të mund të
shijojmë mbrëmjen, por ai kishte mendim tjetër”, ka thënë këngëtarja.
“Ne ishim thellë në oqean duke rrëshqitur mbi dallgë. U sëmura dhe nuk
mund ta duroja. I mora teshat e mia në një krah, shishen e venës në
tjetrin dhe isha e gatshme të kërceja në oqean dhe të vdisja. Carey
ishte ai që më qetësoi”, ka shtuar Pink.