Jackson do të hapë kazinoMichael Jackson raportohet se është duke planifikuar një turne
tre-vjeçar, një album të ri, disa filma dhe një kazino me imazh të
mumjeve, për të shtuar pasurinë e tyre.Këngëtari 50-vjeçar,
raportohet se planifikon ta lëshojë kazinonë “Thriller” në Las Vegas në
vitin e ardhshëm. Ai po ashtu besohet se do të punojë në albumin e tij
të ri, në disa filma dhe në një shtëpi muze, ku do t’i ekspozojë
gjësendet e karrierës së tij.
Jackson po ashtu shpreson të organizojë një turne tre-vjeçar, pasi
koncertet e tij londineze të përfundojnë në mars të vitit të ardhshëm.
Por, para të gjithave Jackson dëshiron ta përmirësojë shëndetin e tij.
“Michael ka vendime të vështira për të marrë. Ai do të shkojë në një
mjekim, që do t’i mundësojë atij të performojë. Gjëja e fundit që ai
dëshiron të bëjë është t’i zhgënjejë fansat. Por, ndoshta do të ketë
nevojë për rrezatim (në skenë). Kjo mund të ketë efekte të ashpra
anësore dhe t’i pamundësojë të këndojë”