DjMana Super Moderator
Numri i postimeve : 211 Pikët : 525 Join date : 19/05/2009 Age : 31 Location : tHeRaNdA
| Titulli: Çako: Nuk dua të ndahem Wed Jun 03, 2009 7:46 pm | |
| Çako: Nuk dua të ndahem Atëherë kur pritej që Pirro Çako të jepte PO-në e tij për ndarjen nga bashkëshortja Inva Mula, pasi kohët e fundit është publikuar se sopranoja ka një lidhje të re me një biznesmen kosovar, ndodhi e kundërta: këngëtari kundërshtoi para gjykatës ndarjen, duke kërkuar vazhdimin e martesës së tyre, njofton gazeta “Shekulli”.Të martën avokatja Çakos kundërshtoi ndarjen e çiftit, pasi sipas saj në padinë e ngritur për ndarje nga Inva Mula, nuk ishte vendosur saktë arsyeja e kërkesës, duke argumentuar se, “të dy palët, Pirro Çako e Inva Mula, kanë rënë dakord që të jetonin të ndarë, dhe kjo gjë nuk thuhej në kërkesën e dorëzuar për divorc”. Derisa gjatë seancës së djeshme, nuk kanë munguar edhe debatet e tonet e larta të zërit mes përfaqësuesve ligjorë të çiftit Mula-Çako, gjykatësja kaka vendosur me kërkesë të palës paditëse, të shtyjë seancën gjyqësore për ditën e premte (5 qershor). | |
|