Sienna pëlqen kopshtarinë Sienna Miller ka filluar të ndjehet e bezdisur nga të qenit një
yll Hollywoodi dhe preferon të qëndrojë në shtëpi duke u kujdesur për
kopshtin e saj.Aktorja britanike tash është shumë e
ngarkuar duke promovuar filmin e saj të ri “G.I. Joe: The Rise of
Cobra” dhe kjo e mban larg nga dashuria e saj e re, kopshtaria.
“Kam një shtëpizë vere dhe një kopsht në shtëpinë në Londër, ku mbledh
dhe rris perime për herë të parë në jetën time. Mezi pres të kthehem në
kopshtin tim. Është gjithë për çka mendoj. Më pëlqen kopshti, shtëpia
dhe qeni, andaj është vështirë të jem larg tyre”, ka thënë Miller.