Denise Richards gjatë jetës së saj ka bërë tre ndërhyrje kirurgjike në gjinj, për t’ua dhënë formën dhe madhësinë të cilën ajo e ka dashur.Ish-aktorja e filmit për James Bondin ka rrëfyer se për herë të parë i është nënshtruar kirurgjisë plastike kur i ka pasur 19 vjet.
“Isha 19-vjeçare dhe shoqja ime e dhomës i kishte gjinjtë më të mira që ekzistonin, ndërsa të tilla i kishte bërë pas ndërhyrjes kirurgjike. Unë u mahnita dhe thash me vete këto mund të blihen dhe iu nënshtrova edhe unë ndërhyrjes”, ka treguar aktorja.
Ndërhyrja kirurgjike nuk shkoi ashtu siç kishte dashur Richards, pasi që ishin shumë të mëdha për trupin e saj, kështu që hyri sërish në operacion dhe sërish operacioni doli keq.
Është dashur të bëhej edhe ndërhyrja e tretë kirurgjike që Richards t’i fitojë gjinjtë të cilët i dëshironte.