Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Hyseni: Kosova të përfshihet në skemat e liberalizimit të vizave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Scoutz

Scoutz


Numri i postimeve : 30
Pikët : 74
Join date : 21/05/2009

Hyseni: Kosova të përfshihet në skemat e liberalizimit të vizave Empty
MesazhTitulli: Hyseni: Kosova të përfshihet në skemat e liberalizimit të vizave   Hyseni: Kosova të përfshihet në skemat e liberalizimit të vizave EmptySat Jun 13, 2009 7:34 am

Hyseni: Kosova të përfshihet në skemat e liberalizimit të vizave


Ministri
i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni ka pritur të premten në
një takim pune Pierre Mirel, drejtor i Drejtoratit për Zgjerim në
Komisionin Evropian, me të cilin bisedoi për arritjet dhe progresin e
Kosovës në fusha të ndryshme, për bashkëpunimin me EULEX-in etj.

një pjesë të madhe të saj, biseda u përqendrua në çështjen e
liberalizimit të vizave dhe në çështjen e pjesëmarrjes së Republikës së
Kosovës në mekanizmat dhe instrumentet rajonale të bashkëpunimit.
Hyseni: Kosova të përfshihet në skemat e liberalizimit të vizave F.0612224445215_m

Me këtë rast, siç bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së
Jashtme, Hyseni nënvizoi rëndësinë vendimtare që ka përfshirja e
Kosovës në regjimin e liberalizimit të vizave.

Përkundër pengesave që dalin si pasojë e mosplotësimit të kritereve
teknike dhe standardeve si dhe si rezultat i mosnjohjes ende edhe nga
pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, ministri Hyseni kërkoi që të
gjenden modalitete, përmes së cilave edhe Kosova të përfshihet në
skemat e liberalizimit të vizave.

Po ashtu, Hyseni, gjatë bisedës më Mirel potencoi përkushtimin e
Kosovës që në mënyrë unilaterale të plotësojë kriteret dhe standardet e
vendosura nga Komisioni Evropian.

“Kosova ka interes dhe synon të marrë pjesë në të gjitha iniciativat,
strukturat dhe instrumentet rajonale të bashkëpunimit, por është
Republika e Serbisë ajo që po bën çdo veprim të pengojë pjesëmarrjen e
Kosovës në këto struktura. Kosova është e vetëdijshme se bashkëpunimi
në shkallë rajoni është parakusht për integrime të mëtejme
euro-atlantike”, theksoi mes të tjerash ministri Hyseni, i cili po
ashtu i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ushtrojë trysni mbi
Beogradin për të siguruar pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale.

Po ashtu ministri Hyseni dhe Mirel biseduan edhe për raportin e
progresit, i cili pritet në vjeshtë si dhe për studimin e fizibilitetit
për Kosovën.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hyseni: Kosova të përfshihet në skemat e liberalizimit të vizave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hyseni lobon ne New York
» Hyseni: Njohjet i sjellim ekskluzivisht ne
» Hyseni: Njohjet i sjellim ekskluzivisht ne
» Kosova mund të anëtarësohet në KE
» Thaçi: Kosova vendi më i sigurt në Ballkan

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: