Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Higuan sërish jashtë përzgjedhjes së Maradonas

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Higuan sërish jashtë përzgjedhjes së Maradonas Empty
MesazhTitulli: Higuan sërish jashtë përzgjedhjes së Maradonas   Higuan sërish jashtë përzgjedhjes së Maradonas EmptySat May 23, 2009 9:24 pm

Sulmuesi i Real Madridit, Gozalo Higuan, edhe kësaj here është lënë jashtë formacionit të Argjentinës, nga përzgjedhësi Diego Maradona, edhe krahas asaj se ka shënuar 20 gola në kampionatin spanjoll këtë sezon.
Higuan sërish jashtë përzgjedhjes së Maradonas F.0523205459162_m
Higuain nuk ka fituar shans që kur Maradona u bë trajner i kombëtares së Argjentinës në tetorin e kaluar, dhe sërish nuk u gjend në përbërjen e 26 futbollistëve për ndeshjen e radhës kundër Kolumbisë dhe Ekuadorit, të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2010.

Argjentina e pret Kolumbinë më 6 qershor në Buenos Aires, dhe katër ditë më pas udhëton te Ekuadori.

Lojtarët e zgjedhur nga Maradona janë:

Portierë: Mariano Andujar (Estudiantes de La Plata-Argjentinë), Juan Pablo Carrizo (Lazio-Itali) dhe Federico Vilar (Atlante-Meksikë).

Mbrojtës: Javier Zanetti (Internazionale-Itali), Marcos Angeleri (Estudiantes de La Plata-Argjentinë), Nicolas Otamendi (Velez-Argjentinë), Nicolas Burdisso (Inter-Itali), Daniel Diaz (Getafe-Spanjë), Juan Forlin (Boca Juniors-Argjentinë), Martin Demichelis (Bayern Munich-Gjermani), Gabriel Heinze (Real Madrid-Spanjë) dhe Emiliano Papa (Velez-Argjentinë).

Mesfushorë: Maximiliano Rodriguez (Atletico Madrid-Spanjë), Mascherano (Liverpool-Angli), Fernando Gago (Real Madrid-Spanjë), Sebastian Battaglia (Boca Juniors-Argjentinë), Christian Gimenez (Pachuca-Mexico), Jonas Gutierrez (Newcastle United-Angli), Juan Sebastian Veron (Estudiantes de La Plata-Argjentinë) dhe Daniel Montenegro (Independiente-Argjentinë).

Sulmues: Messi (Barcelona-Spanjë), Sergio Aguero (Atletico Madrid-Spanjë), Carlos Tevez (Manchester United-Angli), Lisandro Lopez (Porto-Portugali), Diego Milito (Genoa-Itali) dhe Gonzalo Bergessio (San Lorenzo-Argjentinë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Higuan sërish jashtë përzgjedhjes së Maradonas
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Higuan sërish jashtë përzgjedhjes së Maradonas
» Kidman sërish shtatzënë?
» Drogba do të kërkojë falje sërish
» Kaka: Është me rëndësi të luajmë sërish në LK
» Beckham shpreson ta duan sërish te LA Galaxy

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: