Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Sulm mbi një xhami në Iran – 19 të vrarë, 120 të plagosur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Sulm mbi një xhami në Iran – 19 të vrarë, 120 të plagosur Empty
MesazhTitulli: Sulm mbi një xhami në Iran – 19 të vrarë, 120 të plagosur   Sulm mbi një xhami në Iran – 19 të vrarë, 120 të plagosur EmptySat May 30, 2009 12:06 pm

Të paktën 19 vetë kanë vdekur dhe 120 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në juglindje të qytetit iranian Zahedan.

Sulm mbi një xhami në Iran – 19 të vrarë, 120 të plagosur F.0529134858175_m

Zahedan është kryeqendra e një provincës iraniane, Sistan dhe Baluçestan. Është një rajon ku operojnë një numër bandash që merren me drogë si edhe grupe militante.

Provinca është një prej zonave më të privuara në vend, megjithatë zyrtarët në Teheran këmbëngulin se që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, kushtet atje janë përmirësuar në mënyrë dramatike.

Kjo provincë është strehë e një numri të madh myslimanësh sunitë, që formojnë një minoritet të vogël në popullsinë shumicë shiite.

Kjo provincë është në kufi me Pakistanin dhe Afganistanin.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet me bombë që ndodhën në një zonë ku operojnë grupe militante dhe banda të drogës.

Disa prej këtyre grupeve pretendojnë se po luftojnë për të drejtat e minoritetit sunit që i përkasin etnisë Baluçi.

Në shënjestër të sulmit ishte një xhami shumë e rëndësishme dhe dita kur u krye qe një festival fetar shiit i rëndësishëm.

Ka shenja se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës dhe ngjarja ndodh përpara zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Sulm mbi një xhami në Iran – 19 të vrarë, 120 të plagosur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Somali: 208 të vrarë, 700 të plagosur
» Sulm i përgjakshëm në Pakistan
» Carradine mund të jetë vrarë
» Carradine mund të jetë vrarë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: