Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Shtypi spanjoll boton fotot nga “Harremi i Berlusconit”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Shtypi spanjoll boton fotot nga “Harremi i Berlusconit” Empty
MesazhTitulli: Shtypi spanjoll boton fotot nga “Harremi i Berlusconit”   Shtypi spanjoll boton fotot nga “Harremi i Berlusconit” EmptyFri Jun 05, 2009 9:07 pm

Fotot skandal në vilën Certosa, ose ato që mediat i kanë quajtur fotot e ndaluara të Berlusconit (u ndaluan në Itali pas një padie të kryeministrit italian) kanë parë së fundit dritën e botimit.

Shtypi spanjoll boton fotot nga “Harremi i Berlusconit” F.0605124832290_m

Shkrepjet e realizuara nga Antonello Zappadu në vilën e famshme Certosa, në maj të vitit 2008 po bëjnë 'xhiro' në gjithë faqet online të mediave.

E përditshmja spanjolle "El Pais" i ka publikuar sot ekskluzivisht, ndërkohë që gjithë shtypi evropian është duke i cituar në këto momente.

Janë pesë foto ku shfaqen vajza të bukura, të zhveshura dhe kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Fytyrat janë mbuluar, si të vajzave dhe të personave të tjerë për të mos u identifikuar, ndërkohë që në to dallohet qartë kavalieri.

Fotot u sekuestruan pasi Berlusconi denoncoi fotografin për dhunim të privacisë dhe tentativë për mashtrim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Berlusconit pas publikimit, duke i quajtur ato foto të pafajshme.

"Nuk ka asnjë skandal, por dhunim të privacisë dhe një sulm skandaloz", ka thënë ai, duke shpjeguar se fotot që publikohen janë të "personave që bëjnë banjë në brendësi të një shtëpie private, e cila është e destinuar për miqtë e tij".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Shtypi spanjoll boton fotot nga “Harremi i Berlusconit”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: