Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Juventus vendos kontakte me Scolarin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Powery
Moderator
Moderator
Powery


Numri i postimeve : 90
Pikët : 260
Join date : 19/05/2009

Juventus vendos kontakte me Scolarin Empty
MesazhTitulli: Juventus vendos kontakte me Scolarin   Juventus vendos kontakte me Scolarin EmptyThu May 21, 2009 10:34 pm

Juventus vendos kontakte me Scolarin Luiz-Felipe-Scolari2

Ish-trajneri i Chelseat dhe kombëtares së Portugalisë, Luiz Felipe Scolari, është caku i ri i klubit italian Juventus.

Mediat italiane shkruajnë se agjenti i Scolarit, Jorge Mendes, është kontaktuar nga drejtuesit e Juventusit, për të pyetur nëse braziliani do të ishte i interesuar të drejtojë klubin nga Torino në sezonin e ardhshëm.

Biankonerët janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi shkarkuan Claudio Ranierin për shkak të rezultateve të dobëta së fundi.

Ciro Ferrara ka marrë përkohësisht detyrën e trajnerit, edhe pse përflitet se nëse ai drejton me sukses Juventusin në këto dy ndeshje të mbetura, do të mund të vazhdojë të qëndrojë në stolin e trajnerit edhe në sezonin e ardhshëm.

Por, Mendes raportohet se ka paralajmëruar Milanin se Scolari do të ishte i interesuar të pasojë Carlo Ancelottin, nëse ky largohet drejt Chelseat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Juventus vendos kontakte me Scolarin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Juventus në kërkim të Mottas
» Dossena dëshiron të transferohet në Juventus

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: