Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë Empty
MesazhTitulli: Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë   Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë EmptySat Jun 06, 2009 7:28 pm

Mesfushori shqiptar Lorik Cana ka reaguar ndaj provokimit të trajnerit të Portugalisë, Carlos Queiroz, i cili ka thënë se nuk do të dëshironte të ishte në stolin e Përfaqësueses kuqezi në përballjen e të shtunës mbrëma në "Qemal Stafa".

Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë F.0606122558560_m

“Nuk do të dëshiroja të isha në vendin e (trajnerit Josip) Kuze dhe të shqiptarëve në këtë përballje”, ka deklaruar Queiroz duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka kjo ndeshje për Portugalinë.

Ndërkohë, kapiteni i Olimpique Marseille është shprehur krenar që është shqiptar edhe në këtë mbrëmje të vështirë duke thënë se pavarësisht rezultatit, futbollistët kuqezi do të dalin nga fusha kryelartë.

"Nuk jam në pozicionin për t‘iu përgjigjur Queiroz, por ai duhet të dijë se shqiptarët janë dhe do të jenë gjithmonë krenarë. Kjo ndodh në futboll, por edhe në jetën e përditshme. Si në humbje ashtu edhe në fitore do ta kemi kokën lartë dhe do të mbetemi krenarë për origjinën tonë”.

“Këtë le ta tregojmë në fushë, me mundësitë tona. Ne nuk dorëzohemi dhe në asnjë moment nuk i trembemi Portugalisë", është shprehur mesfushori kosovar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fox krenare që është seks-simbol
» Spears, Federline janë miq të mirë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: