BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: MB: Informacionet e PS për letërnjoftimet, të pavërteta Sat May 23, 2009 7:58 pm | |
| Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka reaguar menjëherë ndaj qëndrimit të Partisë Socialiste dhe kërkesave të saj për informim mbi listën e qytetarëve që janë pajisur deri tani me karta identiteti. “Ministria e Brendshme përgënjeshtron informacionet e pavërteta që Partia Socialiste shpërndan për opinionin publik në lidhje me procesin e letërnjoftimeve elektronike. Procesi po funksionon me kapacitetin e tij maksimal. Deri më datën 22 maj kanë aplikuar 1 milion e 50 mijë shtetas, prej të cilëve 420.000 nga grupi i atyre pa pasaportë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. Konja po ashtu ka bërë të ditur se, janë prodhuar 890.000 letërnjoftime, 520.000 prej të cilëve janë tërhequr tashmë prej qytetarëve. “Ministria e Brendshme vazhdon t’i bëjë thirrje qytetarëve të paraqiten për të tërhequr letërnjoftimet e prodhuara. Ministria e Brendshme përgënjeshtron deklaratat e pavërteta të Partisë Socialiste për mungesë informacioni për listat e qytetarëve pa pasaportë, pasi ky informacion i është dërguar në mënyrë periodike përfaqësuesve të Partisë Socialiste që nga fillimi i procesit”, tha Konja | |
|