Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Wolfsburg kampioni i ri i Bundesligës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 30
Location : n'Pc

Wolfsburg kampioni i ri i Bundesligës Empty
MesazhTitulli: Wolfsburg kampioni i ri i Bundesligës   Wolfsburg kampioni i ri i Bundesligës EmptySat May 23, 2009 8:20 pm

Wolfsburg kampioni i ri i Bundesligës F.0523172127978_m
Ekipi i Wolfsburgut ka shënuar suksesin më të madh në historinë e ekzistimit të klubit, pasi arriti ta fitojë për herë të parë titullin e Bundesligës, duke mposhtur me rezultat të thellë prej 5-1 ekipin e Werder Bremenit, në javën e fundit të kampionatit gjerman.

Pjesa e parë

Kampionët e rinj shënuan tri herë dhe pësuan vetëm një gol në pjesë të parë, për të shkuar të qetë në pauzën mes pjesëve. Zvjezdan Misimoviq shënoi një gol të hershëm, pas vetëm 6 minutash lojë, ndërsa pas nëntë minutash tjera Grafite dyfishoi rezultatin.

Golashënuesi më i mirë i Bundesligës ishte edhe protagonist i golit të tretë për vendasit, pasi goditja e tij u devijua nga mbrojtësi i Werderit, Sebastian Prodl, dhe përfundoi në rrjetën e mysafirëve (25’).

Pas gjysmë ore lojë, Werderi shënoi me anë të Diego, për të ngushtuar në 3-1 rezultatin.

Pjesa e dytë

Të zgjedhurit e trajnerit Felix Magath nuk u mjaftuan me tre gola, për të shënuar edhe dy të tjerë në këtë festë të madhe të tyre.

Ishte sërish Grafite që shënoi 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa sulmuesi tjetër i shquar i ekipit, Edvin Dzeko, shënoi golin e pestë për Wolfsburgun (74’), duke vulosur kështu rezultatin e ndeshjes.

Titulli është i pari në 64 vite histori të klubit të Wolfsburgut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Wolfsburg kampioni i ri i Bundesligës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kampioni mbyll sezonin me fitore
» Wolfsburg-u kampion i Gjermanisë në futboll
» Wolfsburg thotë se Dzeko nuk është në shitje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Sport-
Kërce tek: