[b]Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, mohon të ketë kontaktuar me drejtues të Juventusit, derisa ekipi nga kryeqyteti italian është në kërkim të pozitës së gjashtë në tabelën e Serie A në dy ndeshjet e fundit të sezonit.
Në prag të derbit përballë Milanit, trajneri i Romës mbetet optimist se ekipi i tij do të arrijë ta sigurojë pozitën e gjashtë në tabelë.
“Kam besim të plotë në kualitetin e ekipit tim. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Milanit. Krahas faktit që do të luajmë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, duhet të vijmë në shtëpi me rezultat pozitiv dhe kjo nuk është e lehtë për t’u realizuar”, ka thënë Spalletti.
“Kurrë nuk kam pasur kontakte me Juventusin. Duhet të takohem me zyrtarët e klubit (Romës) dhe do të shohim. Familja Sensi më ka dhënë gjithçka dhe gjithmonë kam pasur raporte të mira me ta”, ka shtuar trajneri italian.