OKB bën thirrje për lejim të ndihmave
Sekretari
i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka vizituar një kamp që drejtohet
nga ushtria në Sri Lanka ku gjenden rreth 170 mijë njerëz të zhvendosur
nga sulmi i ushtrisë ndaj Tigrave të Tamilit. Ban tha se
ishte prekur nga ajo që kishte parë. Një korrespondent i BBC-së që
është bashkë me të tha se në një zonë, 74 mijë vetë po qëndronin në një
copë tokë që mund të mbajë gjysmën e tyre.
Në një spital të ngritur përkohësisht, kishte njerëz që nga mungesa e
ushqimit ishin të sëmurë dhe tashmë po merrnin serume, me miza që
fluturonin gjithandej.
Ban i bëri thirrje autoriteteve në Sri Lanka që menjëherë të lejonin
agjencitë e ndihmave së bashku me lëvizje të lirë të banorëve. /BBC/