Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në Stamford Bridge deri sa ta duan atje.
Pas incidentit në ndeshjen kundër Barcelonës, spekulimet për një largim të tij nga Chelsea janë më të shpeshta. Megjithatë sulmuesi i bluve deklaroi edhe një herë se është i lumtur dhe se dëshiron të qëndrojë në Stamford Bridge.
“Besoj se e ardhmja e Chelseat do të jetë e shkëlqyeshme pasi kemi bërë diçka për të cilën shumë futbollistë dëshirojnë të vijnë këtu. Ata e dinë se nëse vijnë këtu, çdo vit do të luftojnë për trofe”, ka thënë Drogba.
“Ky klub tashmë ka qenë historik, por është bërë edhe më shumë. Jam krenar që jam pjesë e gjithë kësaj dhe dua të mbetem këtu derisa të më dëshirojnë”, ka përfunduar sulmuesi.