Sulmuesi i Real Madridit, Gozalo Higuan, edhe kësaj here është lënë jashtë formacionit të Argjentinës, nga përzgjedhësi Diego Maradona, edhe krahas asaj se ka shënuar 20 gola në kampionatin spanjoll këtë sezon.
Higuain nuk ka fituar shans që kur Maradona u bë trajner i kombëtares së Argjentinës në tetorin e kaluar, dhe sërish nuk u gjend në përbërjen e 26 futbollistëve për ndeshjen e radhës kundër Kolumbisë dhe Ekuadorit, të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2010.
Argjentina e pret Kolumbinë më 6 qershor në Buenos Aires, dhe katër ditë më pas udhëton te Ekuadori.
Lojtarët e zgjedhur nga Maradona janë:
Portierë: Mariano Andujar (Estudiantes de La Plata-Argjentinë), Juan Pablo Carrizo (Lazio-Itali) dhe Federico Vilar (Atlante-Meksikë).
Mbrojtës: Javier Zanetti (Internazionale-Itali), Marcos Angeleri (Estudiantes de La Plata-Argjentinë), Nicolas Otamendi (Velez-Argjentinë), Nicolas Burdisso (Inter-Itali), Daniel Diaz (Getafe-Spanjë), Juan Forlin (Boca Juniors-Argjentinë), Martin Demichelis (Bayern Munich-Gjermani), Gabriel Heinze (Real Madrid-Spanjë) dhe Emiliano Papa (Velez-Argjentinë).
Mesfushorë: Maximiliano Rodriguez (Atletico Madrid-Spanjë), Mascherano (Liverpool-Angli), Fernando Gago (Real Madrid-Spanjë), Sebastian Battaglia (Boca Juniors-Argjentinë), Christian Gimenez (Pachuca-Mexico), Jonas Gutierrez (Newcastle United-Angli), Juan Sebastian Veron (Estudiantes de La Plata-Argjentinë) dhe Daniel Montenegro (Independiente-Argjentinë).
Sulmues: Messi (Barcelona-Spanjë), Sergio Aguero (Atletico Madrid-Spanjë), Carlos Tevez (Manchester United-Angli), Lisandro Lopez (Porto-Portugali), Diego Milito (Genoa-Itali) dhe Gonzalo Bergessio (San Lorenzo-Argjentinë).