Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Së shpejti njohje nga Gambia, Shën Lucia…

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BLaZzeR
Admin
Admin
BLaZzeR


Leo Numri i postimeve : 649
Pikët : 1861
Join date : 18/05/2009
Age : 31
Location : n'Pc

Së shpejti njohje nga Gambia, Shën Lucia… Empty
MesazhTitulli: Së shpejti njohje nga Gambia, Shën Lucia…   Së shpejti njohje nga Gambia, Shën Lucia… EmptySun May 24, 2009 12:28 pm

Së shpejti njohje nga Gambia, Shën Lucia… F.0326123707826_m
Shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni ka vazhduar lobimin në New York për njohjen e shtetit të Kosovës. Ai ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm takimesh me ambasadorët e vendeve të ndryshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa ka marrë sinjal nga Shën Lucia dhe Uganda se këto dy shtete së shpejti do ta njohin Kosovën…Përfaqësuesi i përhershëm i Shën Lucias në OKB, ambasadori Donatus Keith St. Aimee, ka theksuar si fakt tepër të rëndësishëm njohjen e Kosovës nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së, si dhe nga fqinjët. “Ne përkrahim vullnetin e njerëzve dhe të popujve për të vendosur vetë se si duan të jetojnë. Ne përkrahim vullnetin e popullit të Kosovës për të pasur fatin në duart e veta. Qeveria e Shën Lucias shpejt do të marrë vendimin për njohjen e Kosovës”, ka thënë Aimee në një takim me Hysenin.

Premtim për njohjen e Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni e ka marrë edhe nga ambasadorja e Gambias në OKB, Susan Waffa-Ogoo. Ambasadorja e Gambias ka thënë që qeveria e vendit të saj i ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe rreth Kosovës. Sa i takon njohjes, ambasadorja Waffa-Ogoo ka siguruar ministrin e Jashtëm të Kosovës se vendimi nga qeveria e Gambias do të vijë shpejt.

Në vazhdën e takimeve të ditës së djeshme që ministri Hyseni i pati me diplomatë të vendeve të ndryshme, të akredituar në OKB – sipas një komunikate të MPJ-së – i frytshëm mund të konsiderohet edhe takimi me ambasadorin e Haitit në OKB, Leo Merores. Ambasadori i Haitit e ka siguruar ministrin Hyseni se qeveria e vendit të tij shumë shpejt do të shqyrtojë me seriozitetin më të madh kërkesën e Kosovës për njohje.

Shefi i diplomacisë kosovare ka zhvilluar takim edhe me ambasadorin Diego Morejon-Pazmino nga Ekuadori, pastaj me ambasadorin e Guatemalës, Gert Rosenfal, atë të Ugandës, Ruhakana Rugunda dhe ambasadorin e Japonisë në OKB, Takasu.

Hyseni ka marrë premtimin se Ekuadori do të ndjekë hap pas hapi proceset, do të shqyrtojë me kujdes zhvillimet që të arrijë vendimi i rëndësishëm për Kosovën, ndërsa përfaqësuesi i Guatemalës e ka siguruar ministrin kosovar se koha punon në të mirë të Kosovës dhe se vendimi për njohjen e vendi tonë po shqyrtohet bashkë me vendet të tjera latino-amerikane.

Ambasadori i Ugandës ndërkaq, ka shprehur nevojën e intensifikimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve me qëllim të informimit e të bashkëpunimit. Ai ka thënë se Uganda në një kohë optimale do të marrë vendimin e për Kosovën.

Ambasadori japonez ka siguruar ministrin Hyseni se Japonia do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha fushat. Ai po ashtu ka mirëpritur ftesën e ministrit Hyseni që komuniteti japonez i biznesit të investojë në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ardhmeria-juaj.forum.st
 
Së shpejti njohje nga Gambia, Shën Lucia…
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Së shpejti Juve njofton për transferimin Diegos

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te rejat e fundit :: Lajme-
Kërce tek: