BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Hezbullahu hedh poshtë akuzat Mon May 25, 2009 7:12 pm | |
| Lëvizja libaneze, Hezbullah, ka hedhur poshtë pretendimet e bëra në një revistë gjermane se hetuesit e OKB-së tani besojnë se grupi është përfshirë në vrasjen e ish kryeministrit, Rafik Hariri. Një deklaratë e Hezbullahut e hodhi poshtë njoftimin si fabrikim të pastër dhe tha se kishte dalë në kohë për të influencuar zgjedhjet libaneze në Qershor. Njoftimi i bërë në Der Spiegel thotë se komisioni i OKB-së që heton vrasjen e zotit Hariri ka gjetur prova të reja që tregojnë se atentati ishte planifikuar dhe ekzekutuar nga Hezbullah në 2005. OKB ka refuzuar të komentojë mbi njoftimin e bërë në Der Spiegel. Komisioni më herët tha se kishte prova që tregonin për përfshirje të shërbimeve sekrete siriane dhe libaneze në vrasje. | |
|