BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: McCartney dhe Dylan planifikojnë duet gjatë verës Tue May 26, 2009 1:05 pm | |
| Legjendat e muzikës, Bob Dylan dhe Sir Paul McCartney, pritet t’i gëzojnë fansat e tyre, dyshja raportohet se bëjnë plane për të bashkëpunuar gjatë verës.Vitin e kaluar, ish-anëtari i Beatles zbuloi se të punojë me Dylan është një prej ambicieve të tij më të mëdha, derisa këngëtari i hitit “Blowin' In The Wind” po ashtu kishte pranuar se ai do të ishte i hapur të realizojë një duet me MCCartneyn. “Paul ka një shtëpi në Kalifornia, jo shumë larg nga ajo e Bob, andaj ideja është që ata të takohen kur Paul të jetë në Kaliforni gjatë verës”, ka thënë burimi. “Ata sipas gjasave dëshirojnë të punojnë në qetësi dhe njëra prej shtëpive të tyre do të jetë vendi më i përshtatshëm. Për t’i bërë këta dy së bashku është vështirë, por ata të dy dëshirojnë ta bëjnë këtë. Muzika e cila do të dalë nga ky bashkëpunim, do të jetë magjepsëse”, ka shtuar burimi. | |
|