Sipas informacioneve të qeverisë izraelite Venezuela dhe Bolivia mbështesin Iranin për programin e tij atomik. Të dyja vendet i vunë Teheranit në dispozicion uran, thuhet në një informacion sekret të qeverisë, të cilën e publikon agjencia e lajmeve AP.
Por në këtë raport informativ nuk jepen detaje lidhur me rrugët e furnizimit me uran të këtyre dy shteteve amerikanojugore.
Venezuela dhe Bolivia mbahen si vende që kanë marrëdhënie të ngushta me Iranin.
Qeveria iraniane ka deklaruar përsëri se programin e saj atomik do ta përdorë vetëm për prodhim energjie. Por ndërkombëtarët dyshojnë se Irani ka si qëllim prodhimin e armëve atomike. Izraeli e konsideron programin si kërcënim.