BLaZzeR Admin
Numri i postimeve : 649 Pikët : 1861 Join date : 18/05/2009 Age : 31 Location : n'Pc
| Titulli: Veriu do të integrohet, por jo shpejt Tue May 26, 2009 8:46 pm | |
| Çelës për integrimin e veriut të Kosovës është ndryshimi i perceptimit të njerëzve që jetojnë atje, ka vlerësuar në një intervistë për Radio Kosovën, eksperti i njohur për raportet trans-atlantike në Korporatën Amerikane për Kërkime dhe Zhvillim (RAND corporation), Christopher Chivvis. Sipas Chivvis janë tri gjëra që duhet të ndodhin në mënyrë që veriu të integrohet. “E para: Serbia, apo një pjesë e Serbisë të kuptojë se ndarja e tanishme nuk është e qëndrueshme. Kjo normalisht nuk varet nga Kosova dhe duhet të ndodhë bazuar në ndryshimet e brendshme në Serbi. E dyta: EULEX-i duhet të vazhdojë të punojë për vendosjen e sundimit të ligjit në veri. E treta: ose më e rëndësishmja, do të thosha, është ndryshimi i perceptimit dhe vetëdijes”. Kjo është fushë ku - sipas ekspertit amerikan - Qeveria e Kosovës mund të ketë ndikim. “Është esenciale për integrimin e kësaj pjesë që njerëzit atje të besojnë vërtetë se mund të kenë jetë të sigurt dhe prosperuese si qytetarë të Kosovës. Çfarëdo që mund të bëhet nga Qeveria e Kosovë edhe duhet të bëhet. Normalisht procesi do të marrë kohë. Pra, realisht nuk ka zgjidhje të shpejtë edhe pse ka shumë gjasa që veriu do të bëhet pjesë e Kosovës, ashtu si edhe të gjitha pjesët tjera”, ka thënë ai. Sipas Chivvis, mosnjohja e Kosovës nga disa vende të BE-së paraqet problem për vetë Unionin, por nuk do të ndikojë në procesin e integrimit të Kosovës. | |
|